LAJMI I FUNDIT:

Djali rrah babën në Prishtinë, arrestohet

Djali rrah babën në Prishtinë, arrestohet
Foto: Ilustrim

Policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, babait të tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari vuan nga sëmundjet psiqike dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë ku është ndalur për të vazhduar trajtimin mjekësor”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/