DJ PM dhe DJ Dagz janë të eliminuarit e radhës nga Big Brother VIP
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Dinamika të shumta kanë ndodhur edhe sonte (17 dhjetor) në spektaklin e Big Brother VIP.
Ndërsa, ashtu siç ndodhë çdo të premten, një banorë duhej të largohej nga shtëpia e famshme, dhe të nominuar këtë javë kanë qenë të gjithë banorët përveç Ilir Shaqirit dhe Meridian Ramçaj.
Banorët e radhës të eliminuar me votën e publikut ishin DJ PM dhe DJ Dagz, të cilët kanë qenë në garë si një konkurrent i vetëm.
Ndërkohë, në spektakël është rihapur një televotim për të votuar se cilin nga të dy do të donin publiku që të rikthehej sërish në shtëpinë e Big Brother VIP.
Theksojmë që banorët do të vazhdojnë që qëndrojnë brenda shtëpisë së BBV deri në janar të vitit të ardhshëm, teksa janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.