DJ Mahmut Orhan ndez atmosferën në Tiranë me këngën e Taynës “Si ai”

DJ i famshëm turk, Mahmut Orhan, ka performuar këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ai krijoi një atmosferë të mrekullueshme ku pati të pranishëm qindra e mijëra njerëz.
Në një moment ylli i famshëm lëshoi këngën e Taynës “Si ai”, e që bëri të ndizej edhe më shumë koncerti.

Ky projekt i artistes nga Prizreni duket se është favorit për Orhan, i cili e kishte performuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Mahmut duhet theksuar se është një DJ dhe producent turk i njohur për stilin e tij të veçantë që bashkon ‘deep house’ me elemente të muzikës tradicionale turke.

I njëjti filloi të merrej me muzikë në moshën 15-vjeçare dhe kaloi në Stamboll në vitin 2011 për të punuar në klubin “Bebek” .
Aktualisht jeton në Los Angeles dhe ka nisur një fazë të re të karrierës së tij me këngët “Redemption” dhe “Cutting Ribbons”. /Telegrafi/





























































