DJ i njohur nga Prishtina, Adrian Berisha i njohur si DJ Gamble, ka arritur të futet në listën e asambleistëve të Prishtinës.

Ai në zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar ka garuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me ka ka siguruar një prej karrigeve të asamblesitëve falë votave të qytetarëve të Prishtinës.


DJ2

Lajmi është bërë i ditur nga një fotografi e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit në Facebook, ku shfaqet pranë të gjithë asambleistëve më të votuar nga zgjedhjet e fundit.

DJ

DJ Gamble ka performuar vitin e kaluar në koncertin madhështor të këngëtares Dua Lipa, të mbajtur në Prishtinë më 10 gusht 2016.

I njëjti për katër vitet e ardhshme do të kryejë me përgjegjësi detyrat e caktuara tashmë si asambleist i kryeqytetit. /Telegrafi/