LAJMI I FUNDIT:

Divorci dhe çrregullimet familjare!

Si në çdo vende të zhvilluar, po ashtu edhe në vendet në zhvillim, numri i shkurorëzimeve është në rritje. Por, ç’tregon kjo rritje? Dobësim të lidhjeve familjare apo krizë të martesës dhe marrëdhënieve martesore, rënie të prestigjit shoqërorë të martesës dhe familjes? Karakterin e ngushtë të motiveve mbi bazën e të cilave lidhet martesa dhe krijohet familja? Shkallë të lartë të emancipimit të marrëdhënieve martesore e familjare apo mosbesim për të ardhmen e vetë familjes?

Nëse themi se kjo apo ajo është arsyeja, do të gabojmë, sepse arsyet janë aq të përgjithshme saqë ndryshojnë nga vendi në vend dhe në kohë. Studiuesit socialë, prej kohësh janë vënë në kërkim të një përgjigje sa më të plotë e të argumentuar të pyetjes. Si pikënisje e studimeve mbi shkurorëzimin, të kryera thuajse gjatë gjithë shekullit XX, ka shërbyer teza se niveli i shkurorëzimeve është i lartë atje kur niveli i integrimit social është i ulët. Ndër treguesit e shkallës së integrimit social dhe që për këtë arsye ndikon mbi shkurorëzimin, është shkalla e ndryshimit të popullsisë, stabiliteti, ose e kundërta: mos stabiliteti i saj, migrimi, niveli i urbanizimit etj.

Në transicionin nëpër të cilin po kalon shoqëria kosovare, sikur lehtë u shndërruam nga një shoqëri tradicionale në një shoqëri të hapur dhe konsumuese të vlerave perëndimore, pa pasur vëmendje të shtuar në selektimin e vlerave pozitive në njërën anë, dhe në anën tjetër, pa qenë të përgatitur ekonomikisht si familje e shoqëri.

Në të kaluarën (në familjen tradicionale), roli i familjes ishte kyç në zgjidhjen e problemeve bashkëshortore. Ndërsa, tani, sikur zgjidhja e problemeve bashkëshortore të cilat qojnë deri tek ndarja, thuajse janë bërë përgjegjësi e vet çiftit bashkëshortor. Pra, roli i familjes është zbehur në masë të madhe në zgjidhjen e problemeve, sidomos në viset urbane e veçanërisht te çiftët me shkallë të lartë të shkollimit dhe emancipimit etj.

Ndryshimet e këtilla kanë bërë që të vihet shumë më lehtë deri te marrja e vendimit përfundimtar për t’u shkurorëzuar. Me këtë rast, krijohen zbrazëtira në familje dhe pasoja të pashlyeshme në jetën familjare. Pra, shkurorëzimi është një proces i tërë, i gjatë dhe i ndërlikuar që kalon në një sërë fazash ose etapash (paranderja, ndarja, ambientimi, riorganizimi, dhe rimartesa), ku secila paraqet probleme të ndryshme për të shkurorëzuarit dhe familjet e veçanta.

Me realizimin e studimit në vitit 2007, kemi arritur të kuptojmë se pasojat e shkurorëzimit janë të shumta e të ndryshme, varësisht nga gjendja ekonomike e çiftit të shkurorëzuar dhe mosha e tyre.

Gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike në vend edhe më tej e rëndon jetën e të shkurorëzuarve dhe fëmijëve të tyre, përkatësisht gjininë femërore, kur dihet niveli i ulët i shkollimit, shkalla e lartë e papunësisë e cila sjellë një perspektiv të zymtë për të shkurorëzuarit – posaçërisht për gjininë femërore. Ndërkaq, pasojat që më së shumti vijnë në shprehje pas shkurorëzimit, janë: zvogëlimi i aftësisë reproduktive të femrës, heqja dorë nga rimartesa, heqja dorë nga lindjet në rimartesë, paraqitja e stresit, mërzisë, kujdesi i pamjaftueshëm i fëmijëve, suksesi i ulët në mësime i fëmijëve të prindërve të shkurorëzuar dhe krejt në fund përhapja e dukurive negative si prostitucioni, droga, alkooli e dukuri tjera.

Sipas studimeve sociologjike, gratë janë ato që vuajnë më shumë sa i përket pikëpamjes ekonomike, gjë që kjo është më se evidente për shoqërinë kosovare dhe në të shumtën e rasteve gruaja e shkurorëzuar shkon në gjini duke u bërë kështu barrë e familjes. Ndërsa, nga pikëpamja psikologjike e sociale, studimet e shumta kanë treguar se përshtatja është e njëjtë për të dy gjinitë.

Në dekadën e fundit në Kosovë, shkurorëzimi ka shënuar një rritje të theksuar. Madje, nëse bëjmë një krahasim me fillimin dhe fundin e dekadës që lamë pas, është trefishuar (në vitin 2000 ishte 3.33 për qind). Gjatë studimit të realizuar (më 2007), kemi ardhur në përfundime se në vitin1970 çdo i 44 çift i kurorëzuar shkurorëzohej, ndërsa në vitin 2007 çdo i 11-ti çift i kurorëzuar shkurorëzohet. Këto rezultate tregojnë se sa në të vërtet ka shënuar rritje shkalla e shkurorëzimit në Kosovë. Studimet janë fokusuar dhe në të tjerë tregues të cilët qojnë deri te shkurorëzimi, respektivisht ndarja, siç janë: hyrja në moshë të re në martesë, diferencat për nga mosha dhe niveli i shkollimit, niveli i punësimit te burrat dhe gratë, të ardhurat personale, alternativa martesore, simptomat e depresionit, mënyra e jetesës para dhe pas martesës për burrin e posaçërisht për gruan etj.

Shkurorëzimi si dukuri është pjesë e çdo shoqërie, ku më pak e ku më shumë e theksuar. Mirëpo, siç e kemi cekur më lartë, arsyet e shkurorëzimit dallojnë nga vendi në vend. Ta marrim shembull SHBA-në, një ndër vendet më të mëdha të industrializuar, ku numri i shkurorëzimeve është shumë i madh, e që ka ndikim zhvillimi i lartë ekonomik e social.

Ndërsa, vendet tjera, si Kanadaja etj., të cilat me anë të ligjeve kanë mundësuar shkurorëzim më të lehtë, kanë ndikuar po ashtu në rritjen e numrit të shkurorëzimeve. Por, nuk janë vetëm këta faktorë të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të shkurorëzimit. Ndikim të madh kanë edhe luftërat. Lufta e Dytë Botërore, p.sh. shkatërroi shumë familje. Në Britani, në vitin 1974, shkurorëzimet u rritën dhjetë herë në krahasim me paraluftën.

Ndërsa, në shoqërinë kosovare, studimi i kryer ka treguar se shkaqet kryesore që qojnë te shkurorëzimi janë: tradhtia bashkëshortore që paraqitet si një ndër shkaktarët kryesor që shpie drejt shkurorëzimit, mospërshtatja e karaktereve, implikimet familjare (përzija e anëtarëve tjerë në jetën bashkëshortore)… Ndikim jo të vogël ka edhe emigracioni, situata e pavolitshme ekonomike dhe raste të tjera. Një ndër shkaqet mjaft prezentë dhe me rëndësi në shkurorëzim të qifteve në Kosovë është edhe prezenca e dhunës familjare, posaçërisht e dhunës së ushtruar ndaj gruas nga ana e bashkëshortit apo anëtarët tjerë të familjes së bashkëshortit.

Jeta e personave të shkurorëzuar në kontekstin e shoqërisë sonë përcillet edhe me një ndikim të madh të stigmës dhe izolimit social të tyre dhe familjeve të tyre, posaçërisht ndaj gruas. Gruaja, në familjet tradicionale, e më pak në kohët e sotme, është privuar nga e drejta e kontaktimit të fëmijëve të saj, ndërsa është mohuar nga shumë privilegje sociale, duke u izoluar brenda shtëpisë pjesën më të madhe të kohës. Ndërsa, familja e saj është etiketuar në forma të ndryshme nga rrethi për një kohë të gjatë.

Si përfundim, përshtatja në jetë pas shkurorëzimit është një hallkë që përjetohet rëndë nga të shkurorëzuarit, posaçërisht nga gjinia femërore e sidomos atyre prindërve që kanë lënë fëmijët e tyre. Ndarja nga fëmijët për të dy prindërit është shumë e rëndë, e veçmas nga gjinia femërore ajo përjetohet rëndë. Kush do të përkujdeset për fëmijët? A kanë për të ngrënë e për të pirë? Të gjitha këto sa vijnë e dobësojnë shëndetin e nënave dhe në të shumtën e rasteve jetën e tyre e bëjnë të pa perspektivë. Kjo ndodhë në Kosovë, për faktin se gjendja e rënd sociale dhe ekonomike e në raste të veçanta edhe mentaliteti patriarkalist ia pamundëson gruas të marrë përgjegjësinë e kujdesit të fëmijëve të saj.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori