LAJMI I FUNDIT:

Ditën që u largua nga Shtëpia e Bardhë, Obama përjetoi edhe një tmerr në aeroplanin e tij (Foto/Video)

Ditën që u largua nga Shtëpia e Bardhë, Obama përjetoi edhe një tmerr në aeroplanin e tij (Foto/Video)

Ditën kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i deritanishëm amerikan, Barack Obama mund ta fusë edhe në listën e ditëve me fat të tij, edhe pse gjatë kësaj dite, ai kishte përjetuar një tmerr në aeroplanin e tij!

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, aeroplani presidencial në të cilin ai gjendej atë ditë, (SAM 28000 Special Air Mission – jo Air Force One),  ndonëse kishte pasur probleme për të aterruar, më në fund kishte arritur të bënte një gjë të tillë.


Siç shkruajnë mediat e huaja, ish-presidenti amerikan së bashku me gruan e tij, Michelle, vajzat Malija dhe Natasha, fluturuan për pushime drejt Palm Springs.

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, në Kaliforni po mbizotëronte një mot i vështirë, gjegjësisht një stuhi i fuqishme.

Shiu dhe mjegulla kishin zvogëluar dukshmërinë në disa dhjetëra metra, dhe aeroplani në të cili gjendeshin ata u desh të qëndronte mbi aeroportin Palm Springs rreth 40 minuta.

Piloti u përpoq të ateronte tri herë, por pa sukses, përcjell Telegrafi.

Tensioni në mesin e udhëtarëve ishte rritur, dhe piloti, pas konsultimit me Obaman, kishte vendosur për të devijuar avionin në një bazë ushtarake aty pranë.

Kështu, aeroplani ku gjendej Obama fluturoi për në Kaliforni, rreth 100 milje më tej nga ku ishte planifikuar, në një bazë ushtarake në Riverside. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori