Ditë me diell sot në Shqipëri

Ditën e diel, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në male.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore, pjesërisht në qendër dhe jugperëndim të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jenë të forcës 1-2 ballë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































