LAJMI I FUNDIT:

Ditë e kujt është 7 Marsi?

Ditë e kujt është 7 Marsi?

Për një popull, në pastë datë më të rëndësishme se data e Pavarësisë, atëherë pa pikë dyshimi do të ishte Dita e Mësuesit.

Kohëve të fundit, në ndjekje të modës globaliste, seç na dolën data nga më të ndryshme: dita apo java e këtij a e atij, dita e filan komunitetit e qe besa edhe “Dita e Verës” tashmë edhe si festë zyrtare në qytetin tim, në Prizren, me vendim të Kuvendit Komunal i cili me këtë akt realizoi njërin ndër projektet më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve. Nejse.

Mësuesi/ja është ai/ajo (shkrimi në këtë formë me dy gjini ngjason me shkrimin ligjor, por meqenëse më 8 mars vjen vrulli feminist në kulminacion, po e balancoj situatën) që të merr nga prindërit sapo të fillosh ta njohësh veten me vetëdije. Kjo nënkupton që ose të formon si duhet, ose të merr në qafë dhe, në të dyja rastet, rezultatet/pasojat s’mund të mos i atribuohen edhe atij/asaj.


Mësuesia pra s’është një profesion që mund dhe do të duhej ta ushtronte secili. S’është profesion me punë prej katër orësh, por marrje përsipër e kujdesit të fëmijëve si amanet nga prindërit e tyre. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët mësuesinë nuk e shohin si vend pune por si vlerë fisnike!

Mësuesia s’është të përfundosh Fakultetin e Edukimit sa për të pritur mezi datën e rrogës mujore. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët kanë ditur të punojnë edhe pa të ardhura, edhe të rrezikuar nga agresori serb!

Mësuesia s’është t’ua mësosh nxënësve shkronjat, numrat a formulat. Këto janë aspekti mekanik i këtij zanati. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët përpos mësimit formal, nxënësve u ofruan edukatë e kulturë!

Mësuesia s’është heshtje përballë padrejtësive në shoqëri. Prandaj, urime atyre arsimtarëve që nuk janë shitur në shërbim të politikave ditore!

Mësuesia s’është fshehje pas plagjiaturave dhe fotografimeve me zyrtarë sa për lajkatim. Prandaj, urime atyre arsimtarëve që lënë gjurmë në shoqëri!

Mësuesia s’është injorancë ndaj traditave dhe vlerave. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët, para së gjithash, dinë të mendojnë e të shkruajnë shqip!

Mësuesia është dinjitet! Ndonjëherë mjafton të quhesh Agnesë e të jesh mësuese klasore apo të kesh emrin Musa e të ligjërosh gjuhë shqipe, që nxënësit të kenë arsye ta kremtojnë 7 Marsin! Prandaj ua uroj këtë datë të gjithë atyre që i njoh e nuk i njoh, por që janë të dinjitetshëm!

Në trend

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Kalo në kategori