"Ditari", kënga më e re nga Remzie dhe Nexhat Osmani

Vëlla e motër, Remzie dhe Nexhat Osmani, kanë prezantuar së fundmi një tjetër projekt të përbashkët.
“Ditari” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga 2 Step, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën bashkë me Marsel Gungën.

Miksimi i këngës u bë nga Alsked Rrenja dhe Marsel Gunga, gjersa masterizimi nga ‘Muza’.

Videoja e tyre atraktive është realizuar nga produksioni ‘Full Moon Production’.
Vëlla e motër nga Mushtishti janë të njohur për hitet e tyre dhe për zërin e veçantë, të cilët deri më tani kanë sjell një sërë duetesh.
Projektin tanimë e gjeni të plotë në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































