“Po bëhet personale”, thotë fotografi britanik Edmund Clark, kur flet për këngën “American Pie” të Don McLeanit nga ku merr titullin për ekspozitën e tij të re. “Është këngë e njohur, nga fëmijëria ime, këngë që e njoh dhe që e dua”.

Ekspozita më e madhe e Clarkut në New York fillon me një listë pjesësh të këngëve të përdorura për të marrë në pyetje të burgosurit e ndaluar nga Ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan. “American Pie” i bashkohet ndër të tjera këngës “Stayin 'Alive” që luhen prapa kokës teksa ecni nëpër hapësirën e Galerisë Ndërkombëtare për Fotografi.


Clark1 Dhoma e përdorur më parë për hetime në Tajoura të Tripolit në Libi (2012)

Ekspozita ofron mënyra të ndryshme për të parë diçka që mendojmë se e dimë mjaftueshëm dhe ofron një narracion të ri brenda materialit të vjetër.

Mbi 100 fotografi, dokumente zyrtare, video, audio dhe efemera janë rezultat i punës së Clarkut prej më shumë se 10 vjetësh. Ai ishte një nga fotografët e parë që hyri në Gjirin e Guantanamos dhe aty ai zhvilloi projektin "If the Light Goes Out" (Nëse drita del jashtë, 2010), që pjesërisht shihet në ekspozitën e tanishme.

Clark2 Kampi 1, njësia e izolimit (2009), nga projekti “If the Light Goes Out”

Në ekspozitë i shihni muret me dokumente të klasifikuara dhe redaktuara, që krijojnë një mashtrim vizual, pothuajse si poezi nga distanca. Është e mundur të ndihet një ndjenjë e qetësisë nga fotografitë - si dhe tmerri që ato objekte paraqesin. Dhimbja është kudo, përkundër muzikës.

“Njerëzit mund të dinë për këto gjëra nëse duan. Kur i vendosni në kontekst tjetër, transformohet kuptimi i materialit dhe rëndësia. Kjo është ajo që bëj”, thotë Clark teksa shton se po mundohet të shfaq diçka ndryshe: “Nuk jam aktivist, por besoj se artistët kanë qëllim të reflektojnë në shoqëri dhe kohët ku jetojnë”. /Telegrafi/

Clark10 Edmund Clark

Clark11 The installation.

Clark12 The installation.

Clark13 The installation.

Clark14 The installation.

Clark15 The installation.

Clark16 The installation.

Clark17 The installation.

Clark18 The installation.

Clark08

Clark06

Clark05

Clark07