LAJMI I FUNDIT:

Dita kur u sulmua selia e KosovaPress-it dhe e Kosovës së Lirë

Dita kur u sulmua selia e KosovaPress-it dhe e Kosovës së Lirë

Dy aeroplanë bombardues të Serbisë, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë.

Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.

Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë.


Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Aeroplanët kanë zbrazur nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej Shtëpisë së Osman Berishës, shtëpisë së Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe rreth 300 metra.

Nga shpërthimi i bombave është vrarë Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Lajme
Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi

Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje

Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje

Kronika e Zezë
“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit New Born nën tingujt e një kënge

“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit New Born nën tingujt e një kënge

Lajme
Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla

Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla

Lajme
Kalo në kategori