Dita e katërt e seancës për kërkim përgjegjësi nga Ivanov!
Dita e katërt e seancës për kërkim përgjegjësi nga Ivanov!
Edhe sot ka vazhduar debati i ashpër midis partive maqedonase në kuadër të seancës për kërkim përgjegjësi të presidentit Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në një moment atmosfera e debatit në Kuvend për mocionin e votëbesimit ndaj Ivanovit është tensionuar deri në atë shkallë sa që krye-parlamentari Trajko Veljanoski ka reaguar duke thënë se foltorja nuk është vendi ku tregohet forca fizike por vend ku deputetët shprehin qëndrimet e tyre.
Deputetja e LSDM-së, Biljana Nasteska ka akuzuar se kryetari Gjorgje Ivanov duhet të marrë përgjegjësi, pasi që me vendimin e faljes ka diskriminuar qytetarët.
“Ai bëri diskriminim të rëndë ndaj qytetarëve, edhe atë dy herë radhazi: e para, ai i fali vetëm politikanët, ata që kanë marrë mjaft para, pa pasur konsideratë të tjerët, të cilët nuk kanë paguar fatura, apo… për 100 qebapë. Domethënë të gjykuar për shuma minimale”, tha Nasteska.
Por, deputeti i OBRM-PDUKM, Andon Çibishev në përgjigjen kundër Nasteskës tha se presidenti Ivanov me vendimin për falje ka dërguar mesazh pozitiv jo vetëm për faktorin vendas, por edhe për atë ndërkombëtar se Maqedonia mund të ballafaqohet me sfidat politike.
“Unë mendoj, dhe jam plotësisht i bindur se vendimi i kryetarit Ivanov në moment të caktuar politik ishte moment vendimtar, që bëri kthesë pozitive politike në vend”, tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Pavle Trajanov tha se Ivanov ka humbur besimin dhe nuk ka besueshmëri që të qëndrojë në pozitën e tij.
“Dua të them qëndrimin tim në lidhje me përgjegjësinë e Gjorgje Ivanovit. Me një fjali, ai ka humbur edhe besueshmërinë edhe reputacionin ndërkombëtarë që edhe më tutje të udhëheq me shtetin ose më saktë të mbetet kryetar i shtetit”, ka thënë Trajanov.
Debati për mocionin e votëbesimit për Ivanovin filloi më 13 qershor dhe pritet që të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme sepse akoma ka listë të gjatë deputetësh të cilët janë paraqitur për fjalë në Kuvend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë