Nuk është gjithnjë zgjedhja më e thjeshtë bërja e dhuratës ideale për ditën e gruas, sepse ato na zbukurojnë jetën, e ne duhet t'ua zbukurojmë jetën. 

Datat 7 dhe 8 mars për shumë kë janë ditë të dilemave të shumta, se si t'i bëni personat e dashur të ndihen mirë, e shpeshherë mendoni se zgjedhjet tuaja varen prej kostos së zgjedhjeve tuaja. Por, në Super Viva nuk ekzsitojnë dilema të tilla.


Një lule...

Një lule për ditën e mësuesit dhe të gruas, simbolizon shumë. Lulet e kuqe simbolizojnë dëshirën dhe dashurinë, lulet e bardha simbolizojnë pafajësinë dhe pastërtinë. Një lule pink simbolizon lumturinë dhe gjentilesën, kurse lulja e verdhë mund të jetë premtim për fillim të ri. E gjitha bëhet më e lehtë në këndin unik të luleve në Super Viva duke filluar nga 0.89 cent, ku do të asistoheni nga stafi i cili do t'iu ndihmojë nga afër.

IMG 5014 1

Një çokollatë...

Shumë dashuri, pasion, kujdes dhe jetë të lumtur simbolizon dhurimi i një çokollate. Është një dhuratë e thjeshtë, por që di të befasojë.

Një kartolinë...

Formë tradicionale, por mjaft emocionuese për më të dashurit tuaj. Një rikthim në kohë, kur jeta ishte më e thjeshtë e me më shumë dashuri, me një dhuratë të thjeshtë e jo shumë të kushtueshme.

Një fjalë të ëmbël...

E në mungesë të mundësive, edhe një fjalë e ëmbël mund të shërbejë si dhurata më me vlerë.

Zgjedhja është e lehtë, me një vizitë në Super Viva shumë thjesht mund t'i realizoni dhuratat me vlerën më të madhe!