Në Ditë Kombëtare të Drejtësisë, institucionet e reja të drejtësisë morën edhe njëherazi mbështetjen nga SHBA-ja e BE për të çuar përpara reformën në drejtësi e cila është “e pakthyeshme”.
Ambasadori i BE-së, përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se “arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, tha ambasadori Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet.
“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajë për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, duhet konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Europës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.
Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë, por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja t’ju falënderoja për punën e bërë. BE-ja mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE-së. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE-së.
Nuk mund të kemi hapa pas. Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Çfarëdolloj përpjekjeje për të shmangur këto rezultate do të vijnë në kurriz të pritshmërisë që kanë qytetarët”, tha ambasadori Gonzato.
Edhe përfaqësuesi i SHBA-së, David Wisner në një zë me ambasadorin e BE-së tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme ndërsa nënvizoi se lufta kundër pandëshkueshmërisë nuk fitohet e vetme. Wisner tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha, ndërsa theksoi se politika duhet të bëjë më shumë.
“Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona, Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte por të gjithë qytetarët shqiptarë do të jenë krenarë për punën e bërë. Ju dhe institucionet e tjera të pavarura po sillni përgjegjshmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar. Sfidat me të cilat përballeni janë të mëdha, ka pengesa dhe do të ketë më shumë veting.
Duke qenë se ka presion politik, pritshmërie publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj. Takimi është një shembull se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA-ja është krenare që punon me drejtësinë për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një të ardhme më të mirë. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim që institucionet në drejtësi të jenë afatgjata, populli shqiptar e kërkon, përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen.
Më shumë duhet të bëhet nga politikanët. SHBA-ja do të mbështesë përpjekjen për reforma në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit, inkurajojmë më shumë bashkëpunimin për reformat. Është një hap i rëndësishëm për popullin shqiptar. Nuk është vetëm për institucionet e drejtësisë. Shqipëria, SHBA-ja dhe BE-ja kanë besim”, tha Wisner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët