Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) sot e shënon 30 korrikun, Ditën botërore për luftë kundër trafikimit me njerëz, qëllimi i së cilës është që të kthehet vëmendja ndaj vuajtjeve të numrit të madh të viktimave të trafikimit me njerëz, të cilët përballen me eksploatim seksual, punë të detyrueshme, robëri, tregti me organe.
Dita botërore është shënuar në vitin 2013 pas miratimit të Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për luftën kundër tregtisë me njerëz, ndërsa IOM u përfshi në luftën globale kundër trafikimit me njerëz në kontekst më të gjerë të menaxhimit të migrimit nga viti 1994, me vizion të qartë për përballje me këtë lloj të krimit, sepse pothuajse çdo shtet në botë është nën ndikimin e praktikës së keqe, qoftë si vend i origjinës, transit ose vend i destinacionit të viktimave.
“Në dy dekadat e fundit, më shumë se 70.000 njerëz kanë marrë mbështetje nga ekipet tona mbarë botën. Aktivitetet të cilat janë zbatuar në bashkëpunim me institucionet qeveritare, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare janë bazuar në tre parime: respektim i të drejtëve të njeriut, mirëqenie fizike, mentale dhe sociale e njeriut dhe bashkësisë së tij dhe qëndrueshmëri përmes përforcimit të kapaciteteve institucionale të institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile. Mbështetja është dedikuar për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave nga trafikimi dhe njëkohësisht iu ofrohet opsione për ri-integrim të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe (edhe kthim në vendet e tyre, prej atje ku është e mundur)”, thonë nga IOM-i, raporton KP.
Nga viktimat e mbijetuar të trafikimit me njerëz 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual. Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetur të trafikimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.
Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuar nga ana e OIM-së janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025