LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore kundër Testeve Bërthamore

Dita Botërore kundër Testeve Bërthamore

Dita Botërore kundër Testeve Bërthamore shënohet çdo 29 gusht në mbarë botën, me qëllim që të rritet vetëdija për ndikimin negativ të testimit të armëve bërthamore, apo edhe armëve të tjera atomike, përcjell KosovaPress.

Historia e testimeve nukleare është një histori e vuajtjeve, me më shumë se dy mijë viktima të këtyre testeve, zakonisht prej komuniteteve më të cenueshme në botë. Pasojat e tmerrshme pasqyrohen në mjedis, shëndet, sigurimin e ushqimit apo zhvillimin ekonomik.

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, është ngritur vetëdija kundër këtyre testimeve. Përgjatë viteve, ka pasur thirrje që të ndalohet testimi i armëve të tilla, për të siguruar mbrojtjen e jetës së njeriut dhe ambientit.


Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë në fund të vitit 2009 për Ditën Botërore kundër testeve bërthamore, me shpresë gjithashtu se edhe vendet anëtare të OKB-së do të merrnin më shumë hapa drejt këtij qëllimi.

Kjo datë shënon edhe përfundimin e njërit prej testeve më të mëdha bërthamore, atë të vitit 1991 në Kazakistan. Për herë të parë kjo ditë u shënua më 29 gusht, 2010.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori