LAJMI I FUNDIT:

Disqet SSD të vështirë për t’u fshirë

Disqet SSD të vështirë për t’u fshirë

Disqet Solid State Drive (SSD) kanë një problem të sigurisë: janë të vështirë për t’u fshirë. Kjo vërejtje ka ardhur nga hulumtuesit e Universitetit California nga San Diego.

Pastrimi është mirë i kuptueshëm për pajisjet tradicionale magnetike për ruajtjen e dhënave siç janë disqet e forta dhe shiritat, theksojnë hulumtuesit.

Disqet e reja SSD, megjithatë kanë strukturë të brendshme ndryshe, kështu që nuk është e qartë nesh ajo që ka funksionuar në mediet magnetike do të funksionojë edhe në disqet SSD.

Sipas hulumtimit, shkencëtarët kanë provuar 14 teknika të pastrimit të dosjeve nga metoda 35 Gutmanit deri tek metoda 7 e Scheiner në disqet SSD. Ata kanë konstatuar se është jashtëzakonisht e vështirë që të fshihen dosjet e regjistruara në këto disqe. /Telegrafi/