LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet struktura e re organizative e ATK-së

Diskutohet struktura e re organizative e ATK-së

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj pas disa takimeve me ekspertët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sot në takim të përbashkët me menaxhmentin e lartë ka diskutuar skemën e re organizative të Administratës Tatimore.

Sipas një deklarate të ATK-së, skema e re organizative është duke u bërë si rezultat i nevojës për funksionalizim më të mirë dhe arritjen e objektivave strategjike të këtij institucioni.

Për rishikimin e strukturën organizative FMN ka dhënë rekomandimet e tyre, në raportin e muajit dhjetor 2017 “Përmirësimet në Administratën Tatimore: Hapat e menjëhershëm” përmes të cilit është rekomanduar që të bëhet analizë e strukturës organizative të ATK-së, për të identifikuar mundësit e mosefikasitetit aktual të strukturës, me qëllim që ndryshimet të reflektojnë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit, si dhe shfrytëzimin sa më racional të resurseve që janë në dispozicion.


Misioni i FMN-së, i cili ka mbështetur ATK-në në shumë projekte, po ashtu ka ofruar mbështetje edhe në këtë proces, duke shprehur se ristrukturimi i skemës organizative do të ndikojë direkt në ngritjen e performancës së ATK-së, dhe do të ofroj qëndrueshmëri institucionale, karshi obligimeve ligjore.

“ATK është e përkushtuar që të ofrojë shërbime profesionale dhe kualitative për tatimpaguesit, në mënyrë që ata t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre”, thuhet në deklaratën e ATK-së./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori