LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera

Diskutohet për procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera

Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale do të shpalos mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve të tjera.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet se do të mbahet një konferencë për media nga kjo shoqatë.

Sipas njoftimit, në konferencë pritet të flasin ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesi i Kompanive të Arkave Fiskale.


Konferenca mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00. /Telegrafi/