LAJMI I FUNDIT:

Diskutohen reformat e raportit te Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”

Diskutohen reformat e raportit te Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, organizon sot konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme reformuese si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të bërit biznes në Kosovë.

Në fund të dhjetorit të vitit 2015, Qeveria e Kosovës ka iniciuar procesin e koordinimit të reformave për ‘Të Bërit Biznes’ në mënyrë që të identifikojë sfidat dhe të ndërmarrë veprimet për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit afarist në përputhje me metodologjinë e Raportit të Bankës Botërore “Të Bërit Biznes.”


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e mbështetur nga projekti i USAID-it “Partneritetet për Zhvillim,” ka bërë koordinimin e aktiviteteve reformuese nëpërmjet grupeve punuese të Ministrive përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore “Të Bërit Biznes.”

Më 16 maj 2016, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si koordinatore e këtij procesi, organizon konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori