Publikimi i Pakos Emergjente së Qeverisë së Kosovës për ndihmë ndaj pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, solli në pah më shumë se kurrë problemet me të cilat përballen qytetarët e vendit.
Pabarazia sociale e prestigji klasor vetëm se u vërtetuan edhe më shumë gjatë pandemisë.
Një pjesë e të punësuarve në Kosovë përfituan nga ndihmat e Qeverisë, cekur këtu edhe Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Mirëpo, dikush mbeti nën hije: punëtorët e sektorit privat të cilët punojnë edhe pa kontrata pune.
Fillimisht duket të kuptohet fakti që puna pa kontratë paraqet shkelje të ligjit, ngase sipas nenit 10-të të Ligjit të Punës që rregullon marrëdhënien midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, parasheh dhe obligon lidhjen e kontratës të shkruar dhe pastaj ajo të nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari.
Ky Ligj ka për qëllim të mbrojë të drejtat e të caktojë detyrimet në marrëdhëniet e punës dhe të sigurojë mbrojtjen në vendin e punës. Dispozitat e tij zbatohen si për punësimin në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ndër të tjera, ky Ligj parasheh kontratë të shkruar, 40 orë punë në javë, si dhe pushim ditor, javor dhe vjetor.
Nga realiteti në Kosovë shohim se këto kushte të cilat konsiderohen si domosdoshme e themelore për një të punësuar, për punëtorët të cilët punojnë pa kontrata pune konsiderohen epërsi.
Si rrjedhojë e mungesës së kontratës së punës paraqiten disa probleme.
Punëtorët që punojnë në kompani private pa kontrata pune, angazhohen me orare më të gjata krahasuar me ata të sektorit publik, apo ata me kontrata pune.
Pagat shumëfish më të ulwta dhe diskriminuese janë një fakt tjetër që vjen si pasojë e mos lidhjes së kontratës së punës. Mungesa e sigurimit shëndetësor, mosmundësi për qasje në kredi, pushimi i mohuar vjetor janë vetëm disa nga atributet shtesë të punës pa kontratë.
Kryeinspektori i Punës, Ekrem Kastrati ndërtimtaria dhe gastronomia janë sektorët që prijnë me më së shumti të punësuar pa kontrata pune.
Sipas Kastratit, inspektorët janë gjithmonë në teren duke u marr me çështjen e punëtorëve pakontrata.
“Kemi pranuar ankesa nga punëtorët në sektorin private dhe të gjitha janë trajtuar nga inspektorët e punës. Kryejmë inspektime të rregullta sipas planit të punës por bëjmë inspektime edhe sipas ankesës së palëve në teren. Në teren kemi gjithsejtë 38 inspektorë”, tha Kastrati.
Mungesa e të dhënave të sakta për punëtorët e sektorit privat, është si pasojë e mos raportimit te institucionet kompetente.
Ndryshe, për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe rrezikshmërisë që ta humbasin punës, disa prej punëtorëve të këtij sektori kanë pranuar me identitet por të flasin vetëm në kushte anonimiteti.
N. M. është një punëtore e sektorit privat, por që kryen punë në një institucion publik, pasi që ky i fundit e ka kontraktuar një kompani private për shërbime në këtë institucion.
Ajo shprehet se ka pasur raste që me muaj të tërë kanë mbetur pa paga.
“Në ora 08:00 vijë në punë, në ora 14:00 dal. Vijë edhe para këtyre që punojnë këtu. Ka pasur raste kur kemi mbetur pa pagë dy deri tre muaj. S’ka pasur se ku të ankohemi. Jam ankuar këtu të drejtori, por ai më ka thënë se, ti e ke shefin tënd dhe se nuk kam përgjegjësi për ju”, thotë ajo.
E pyetur nëse është e njoftuar ose e ka lexuar Ligjin e Punës dhe të drejtën e saj për kontratë, N. M. thotë se nuk e ka lexuar.
“Jo, nuk e kam lexuar”, tha N. M..
Kurse F. H. një punëtore e një marketi në Mitrovicë tregon për mënyrën se si ajo është njoftuar për atë vend të punës.
“Jam njoftuar përmes një shoqe, ajo e ka lënë punën këtu në market, pastaj unë kam hyrë në vend të saj”, tha ajo.
Këtij kaosi të punës pa kontratë, nuk i ik as sektori i ndërtimtarisë.
E. S. e rrezikon jetën e tij çdo ditë, duke hipur në lartësi, i pambrojtur.
Ai thotë se, ka pasur raste që është lënduar.
“Ka ndodhur që të lëndohem ndonjëherë, por jo diçka serioze. Nuk kemi kontrata të punës, por se shefi është shumë person i mirë”, thotë ai.
I pyetur se çka mendon për ata që janë lënduar ose humbur jetën duke punuar si punëtorë ndërtimi, E. S, shprehet se të gjithë duhet ta ruajnë vetën.
“Tash gjithkush le ta ruan vetën”, shprehet E. S..
Ajo çka vjen në shprehje nga përgjigjet e këtyre respodentëve është mosvetëdijsimi i tyre për rëndësinë e kontratës së punës. Gjersa kryeinspektori i Punës e sheh si detyrë dhe obligim edhe nga institucionet e tjera që të merren me vetëdijesimin e punëtorëve pa kontrata të punës.
“Për çdo ligj që mbikëqyrë IP-ja ku mbrohen të drejtat dhe obligimet e të punësuarit dhe punëmarrësit e në veçanti për Ligjin e Punës dhe Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë. Inspektorati i Punës ka organizuar kampanjë për vetëdijesimin e të punësuarve dhe punëmarrësve për të drejtat e tyre që ju takojnë nga marrëdhënia e punës siguria dhe shëndeti në punë, por nuk do të thotë se kjo është e mjaftueshme kërkohet dhe nga Institucionet tjera që të merren me njoftimin e të drejtave dhe obligimet që kanë të punësuarit dhe punëdhënësit, shumë faktorë ndikojnë që të punësuarit mos të pajisen me kontrata pune”, shprehet Kastrati.
Kontrata e punës paraqet njërën prej elementeve thelbësore të së drejtës për punës dhe së drejtës për zhvillim. Përkrahja institucionale është hap i domosdoshëm që duhet merret në këtë drejtim.
Puna pa kontratë paraqet, diskriminim, shtypje e mos siguri për të ardhmen andaj nuk mjaftojnë vetëm kampanjat vetëdijësuese për rëndësinë e kontratës së punës. /Bleona Kurteshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje