Vitin e kaluar, një padi e veçantë është ngritur kundër gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Kjo padi është bërë nga dy shqiptarë, mjeku i njohur kosovar Neshad Asllani dhe shtetasi shqiptaro-amerikan Haki Dervishi.
Padia ka për qëllim të adresojë mungesën e mbështetjes për gjuhën shqipe nga Google.
Se deri ku ka shkuar ky proces aktualisht dhe nga rrodhi ideja për të bërë këtë padi e shumë çështje të tjera në një intervistë për Telegrafin ka folur njëri nga paditësit, shtetasi shqiptaro-amerikan, Haki Dervishi.
Sipas Dervishit, ideja për padinë lindi vitin e kaluar gjatë një vizite në Kosovë, ku diskutoi me doktor Asllanin dhe disa miq të tij.
Ata vërejtën se gjuha shqipe nuk kishte përkrahje në krahasim me gjuhët e tjera të Evropës në platformën e Google.
“Ngjarja ndodhi kur para një viti erdha në Kosovë… E, në atë kohë me doktor Asllanin dhe me disa miq u përmend se në çfarë pozite është gjuha shqipe në krahasim me gjuhët e tjera të Evropë. Aty u pa që gjuha shqipe ishte ishte një jetime dhe nuk kishte përkrahje në Google. Dhe bashkë me doktor Asllanin vendosëm që ta qesim Google-in në gjyq”, tha Dervishi.
Dervishi tregon se sa kanë marr përkrahje nga dy qeveritë shqiptare lidhur me këtë çështje.
“Kur e kemi bërë padinë ua kemi dërguar dy ambasadave edhe të Shqipërisë dhe të Kosovës në Amerikë e nuk kemi pasur përkrahje nga asnjëra”.
Ai tregon edhe për që i vuajnë shqipfolësit nga diskriminimi i gjuhës shqipe në Google.
“Pasojat janë se të hollat që duhet të paguhen këtu janë duke shkuar jashtë. Ato janë pare që Qeverisë e Kosovës”.
Siç tha Dervishi sipas rregullave të SHBA-së mendohet që ky proces do të shkojë në Gjykatën Federale atje.
“Ne e kemi bërë padinë e shtetin e Kalifornisë, por do të na tregojnë se sipas rregullave të atje neve do të na çojnë në Gjykatën Federale. E, ata janë më të fortë dhe mund ta pyesin Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë”, u shpreh Dervishi. /Telegrafi/