LAJMI I FUNDIT:

Disa statistika për Ligën e Kampionëve

Disa statistika për Ligën e Kampionëve

Në prag janë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.

Të martën zhvillohet derbi ndërmjet të Bayern Munichut dhe Lyonit në Allianz Arena.

Nga ndeshjet e të mërkurës që bien në sy është, përballja në mes të Interit dhe Werder Bremenit, në Giuseppe Meazza, si dhe ekipet e dy shqiptarëve, Lorik Canës dhe Arian Beqajt.

Marseille i Canës udhëton në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me Atletico de Madrid, ndërsa skuadra e Beqajt, Anorthosis, pret në shtëpi ekipin grek Panathinaikos.


Për të nxitur emocionet tuaja para ndeshjeve të radhës, po ju sjellim disa shifra më interesante të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve:

Fitoret më të thella:

8-0: Liverpool-Besiktas (06.11.2007)

7-0: Arsenal-Slavia Praga (23.10.2007)

7-0: Juventus-Olimpiakos (10.12.2003)

Më shumë gola në një edicion
12: Ruud van Nistelrooy (Manchester United, 2002-2003)

4 gola në një ndeshje:
– Marco van Basten,
– Simone Inzaghi,
– Dado Prso,
– Ruud van Nistelrooy,
– Andriy Shevchenko.

Tre golat më të shpejtë
– Për 10.03 sekonda: Roy Makaay për Bayernin në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid (1-1)
– Për 20.07 sekonda: Gilberto për Arsenalin në ndeshjen PSV Eindhoven-Arsenal (4-0)
– Për 20.12 sekonda: Alesandro Del Piero për Juventusin në ndeshjen Manchester United – Juventus