LAJMI I FUNDIT:

Disa pjesë të Spanjës pritet të përjetojnë ‘stuhi të dhunshme’ – diku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda

Disa pjesë të Spanjës pritet të përjetojnë ‘stuhi të dhunshme’ – diku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda

Banorët në Madrid u udhëzuan nga autoritetet e qytetit të qëndrojnë brenda të dielën me stuhinë Dana që do të godasë kryeqytetin spanjoll.

Agjencia shtetërore meteorologjike AEMET ka lëshuar një paralajmërim për Madridin, Toledon dhe Kadizin, ku Dana pritet të sjellë reshje të forta shiu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas AEMET, deri në 120 litra për metër katror shi mund të bien mbi Madrid në 12 orë.


Valencia, në bregdetin e Mesdheut, ka parë tashmë reshje intensive, tha AEMAT.

Kryetari i bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida këshilloi banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke e quajtur atë që do të vinte një “situatë të jashtëzakonshme”.

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe jonormale, në të cilën do të thyhen rekordet e reshjeve, kërkoj nga madrilenët të qëndrojnë në shtëpi sot”, shkroi Martinez-Almeida në X, dikur Twitter.

Shërbimet e urgjencës të Madridit u dërguan mesazhe banorëve duke i paralajmëruar për rreziqet e përmbytjeve dhe duke i këshilluar që të mos përdorin automjete.

Atletico Madrid shkroi në X se ndeshja e futbollit në La Liga kundër Sevillas ishte shtyrë gjithashtu për shkak të stuhisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori