LAJMI I FUNDIT:

Disa parti të gatshme për zgjedhje, por sa janë përgatitur për fushatë?

Disa parti të gatshme për zgjedhje, por sa janë përgatitur për fushatë?
Foto: Ilustrim

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti do të fillojë nga 3 shkurti dhe do të vazhdojë deri në ditën e 12 të këtij muaji.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nga tetë shkurti ka nisur të gjitha procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë caktuar për 14 shkurt.

Po ashtu edhe disa nga partitë politike në vend janë duke bërë përgatitjet e tyre për fushtën zgjedhore. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që zgjedhjet synon t’i fitojë me Enver Hoxhajn në krye, kanë thënë se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme.


“PDK do të marrë pjesë edhe në këto zgjedhje. KQZ-ja i ka të dhënat tona, kur të është afati ligjor për të aplikuar për certifikim, ne do të aplikojmë”.

“Ne jemi në fazën e përgatitjes së shtabeve të degëve, të nëndegëve dhe jemi duke e përpiluar listën për ditët në vazhdim. Jemi duke e prezantuar programin tonë. Kemi filluar me përfshirjen e diasporës, shqiptarët e Luginës së Preshevës, rininë, gjithtashtu do të vazhdojmë të kemi në programin tonë në të gjitha fushat si ato ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerat, të cilat nga e hëna do t’i shpalosim”, ka thënë për Klan Kosoa, Betim Gjoshi, Shef i Shtabit Zgjedhor në PDK.

Ndërsa këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë. Nga zyra për media në këtë subjekt politik kanë thënë se fushata e tyre zgjedhore do të realizohet duke iu përshtatur rrethanave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Sikur për shumë gjëra, që nga përditshmëria jonë e deri te organizimet publike, ne është dashur dhe vazhdojmë të jemi të detyruar që t’i përshtatemi këtyre rrethanave. Rrjedhimisht edhe fushata e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të zhvillohet brenda së njëjtës logjikë. Lëvizja Vetëvendosje do t’i respektojë rregullat dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, ligjeve që kanë dalë nga Kuvendi, por edhe praktikat tjera të mira”.

“Për më tepër, ne tashmë kemi edhe një përvojë paraprake të organizimit të fushatës zgjedhore nga zgjedhjet lokale në Besianë, që ishin të parat që nga fillimi i pandemisë. Ajo përvojë do të na shërbejë shumë në kuptimin organizativ dhe të menaxhimit të situatave”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

LDK tashmë ka bërë të ditur se në zgjedhjet e reja do të garojë me Avdullah Hotin, i cili gjithashtu është kryeministër në detyrë.

Gjatë ditës së djeshme kryesia e këtij subjekti ka mbajtur një mbledhje koordinuese për përgatitjen për zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se janë të gatshëm t’i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që të dalin me kohë me një listë.

”Finalizuam pjesën teknike të shtabet, bëmë ndarjet për zona elektorale. Ne jemi të gatshëm që edhe nesër edhe ditëve në vijim t’i plotësojmë kushtet ligjore kushtetuese, në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK-së të zbardhen”, ka thënë Haziri.

Edhe Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, Endrit Shala nga kjo parti ka treguar se janë gati për fushatën zgjedhore.

“Jemi jashtëzakonisht mirë, jemi shumë të përgatitur, jemi duke bërë përgatitjet për këtë fushatë”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilët kanë thënë se nesër do të dalin në një konferencë për media dhe do të flasin për të gjitha detajet rreth organizmit të tyre rreth zgjedhjeve.

Ndërsa nga iniciativa e Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje rreth asaj se deri ku kanë arritur në aspektin e përgatitjes së fushatës zgjedhore.

Osmani ka vizituar ditë më parë disa qytete të Kosovës ku është takuar me qytetarë.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësues të AKR-së por kanë qenë të paqasshëm. Nga kjo parti flitet se do të bëjnë një koalicion për LDK-në, nënkryetari Lutfi Haziri, ka thënë se bisedimet me AKR-në janë duke vazhduar.

”Ende nuk ka përfunduar asgjë. Jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimet së bashku me të nominuarin për kryeministër për të realizuar takime”.

”Përfaqësuar brenda një liste të përbashkët të LDK-së. Për vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk do doja të komentoj më shumë. Por besoj që do të jenë bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë”, ka thënë ai para mediave dje.

Ky vit do të jetë më ndryshe sa i përket realizimit të fushatës pasi Kosova është e prekur nga pandemia COVID-19, e cila pamundëson mbledhjen e numrit të madh të njerëzve në një ambient.

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë thuhet se “ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 4 personave në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori