Disa nga shenjat dhe simptomat e para të kancerit të mëlçisë që mund të vihen re

Kanceri i mëlçisë konsiderohet si një nga sëmundjet më të shpeshta në botë, me rreth 900.000 viktima në vit. Prandaj nuk është keq ta zbuloni në kohë që trajtimi të jetë më i suksesshëm.
Ky lloj kanceri ndodh kur qelizat fillojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në pjesën e sipërme të djathtë të barkut. Ajo që është shqetësuese për njerëzit që kanë kancer të mëlçisë është se shumica e tyre nuk i ndjejnë simptomat e hershme që tregojnë këtë gjendje.
Prandaj, mjeku Ayman Saleh nga Fondacioni ‘Sidra Medicine Qatar’ tregon se cilat janë simptomat e para që mund të shihen në trup.
Doktori pohon se shumica e simptomave janë të zakonshme, por që ndonjëherë janë më të vështira për t’u zbuluar, sepse ndodhin edhe me kushte të tjera mjekësore. Këto janë: humbja e paqëllimshme e peshës, dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, veçanërisht në pjesën e djathtë të, si edhe ënjtja ose zmadhimi i barkut.
Përveç kësaj, Saleh vë në dukje shfaqjen e verdhëzës, lodhjen dhe dobësinë e vazhdueshme, të përzierat dhe të vjellat, urinën me ngjyrë më të errët dhe shfaqjen e të ashtuquajturave jashtëqitje të shkumëzuara.
“Kanceri i mëlçisë mund të prishë funksionimin normal të mëlçisë, duke ndikuar në aftësinë e saj për të përpunuar lëndët ushqyese dhe toksinat, gjë që mund të rezultojë në humbje peshe, humbje të oreksit, lodhje dhe dobësi”, shpjegon Dr Saleh.
Gjithashtu, kanceri i mëlçisë mund të bllokojë kanalet biliare, duke çuar në grumbullimin e mëtejshëm të bilës në mëlçi dhe në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar verdhëz, urinë më të errët dhe jashtëqitje të zbehtë. Prandaj, nëse vëreni shumicën e shenjave dhe simptomave të mësipërme, kërkoni ndihmë profesionale për të përcaktuar nëse është vërtet një sëmundje serioze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës