Për shumë njerëz mendoni se si ata kanë arritur të jenë kaq të suksesshëm, duke dëshiruar të jeni si ata.
Sigurisht që mundeni edhe ju të jeni në mesin e tyre, mjafton një ide e madhe, motivi dhe pak fat, por duhet ta dini që janë disa shprehi të cilat madje nuk kushtojnë asgjë, që i kanë njerëzit e pasur.
Cilat janë ato shprehi?
Zgjohen herët
Shumë personalitete të njohura të suksesshme njihen që janë zgjuar dhe zgjohen herët. Si i atribuohet kjo suksesit të tyre? Për shkak se, ata që zgjohen herët janë në gjendje t’i nisin ditët e tyre përpara gjithë të tjerëve duke iu përgjigjur të tjerëve, duke ushtruar dhe duke gjetur pak kohë për vete, ata që zgjohen herët gjithashtu priren të jenë më të lumtur dhe më proaktivë, shkruan Akademi Pune, transmeton KP.
Sipas një studimi nga Universiteti i Torontos, personat të cilët zgjohen herët janë më të shëndetshëm sesa miqtë e tyre që bëjnë jetë të natës.
Meditojnë
Janë një numër njerëzish të suksesshëm, si Oprah Winfrey, Rupert Murdoch, Russell Simmons, Arianna Huffington, Bill Ford, Padmasree Warrior e të tjerë, të cilët kanë thënë që një përbërës kryesor i suksesit të tyre ka qenë meditimi.
Kujdesi për trupin dhe mendjen duke u relaksuar, ushtruar, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke fjetur mjaftueshëm janë të gjitha rrugë për të ndjekur suksesin.
Rrjetëzohen
Njerëzit e suksesshëm, e kuptojnë sesa e rëndësishme është ta hapin rrjetën e njohjeve. Studimet kanë treguar që rrjetëzimi mund t’i udhëheqë njerëzit të kenë paraqitje më të mirë në punë, por edhe t’i rritë mundësitë për të zgjedhur edhe punë të tjera. Sipas librit, “Arti për të fituar miq dhe pushtet” nga Dale Carnegie, njerëzit e suksesshëm rrallë rënkojnë dhe kritikojnë. Ata janë të sinqertë dhe përpiqen të jenë empatikë.
Gjithmonë bëjnë diçka
Njerëzit e suksesshëm, e mbajnë veten të zënë. Ata nuk e përfundojnë orarin e punës dhe pastaj gjithçka që bëjnë është të argëtohen, por vazhdojnë të bëjnë gjëra që ju hyjnë në punë. Elon Musk, ka thënë “Kjo është një lloj i etikës së punës që një sipërmarrës duhet ta ketë”.
Nuk shikojnë TV, ata lexojnë
Sipas autorit Thomas Corley, 67 për qind e njerëzve të pasur shikojnë TV, për vetëm një orë ose më pak gjatë një dite. Gjetjet e tij tregojnë po ashtu që gjashtë për qind e të pasurve shikojnë shfaqje televizive, gjersa 78 për qind e të varfërve e bëjnë.
Në këtë mënyrë, 86 për qind e të pasurve e duan leximin, duke treguar që për më shumë se 30 minuta lexojnë për vetëplotësim.
E dinë se kur duhet të thonë ‘JO’
Njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar që është më mirë të thonë jo për negativitetin, punën e shtuar dhe aktivitetet tjera që humbin kohë. Ata përqendrohen në rritjen e produktivitetit të tyre. Nëse thonë “po” për çdokënd dhe gjithçka, do të shkujdesen për t’i plotësuar detyrat që kanë për t’i bërë.
E krijojnë listën një natë më parë
Njerëzit e suksesshëm, njihen që e shkruajnë listën e tyre të gjërave që duhet t’i bëjnë një natë më përpara, kështu që, janë në gjendje ta kenë një pasqyrë të prioriteteve gjatë ditës. Ata madje i listojnë gjërat sipas rëndësisë.
I menaxhojnë paratë
Njerëzit e suksesshëm mund të shkojnë aty ku duan, sepse janë në gjendje t’i menaxhojnë financat e tyre shumë mirë. Kjo do të thotë që i investojnë paratë e tyre me mençuri, shikojnë për mundësi të reja dhe vendosin me një anë para për të krijuar një fond emergjent.
Vendosin qëllime dhe i vizualizojnë
Rreth 95për qind e njerëzve të suksesshëm e praktikojnë që t’i shkruajnë qëllimet, planet dhe vizionin e tyre ne baza ditore. Ata janë në gjendje të përballen me sfidat me të cilat do të përballen gjatë rrugës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje