LAJMI I FUNDIT:

Disa nga deputetët e LDK-së nuk tregojnë nëse do ta votojnë Qeverinë Hoti

Disa nga deputetët e LDK-së nuk tregojnë nëse do ta votojnë Qeverinë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë nëse i ka siguruar numrat.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti. Edhe deputeti i së njëjtës parti, Fatmir Rexhepi, nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti.

Ndërkaq, ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga kjo parti politike, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie, raporton Telegrafi.


Në lidhje me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të mërkurën pritet të shihet votimi i Qeverisë Hoti.

“I kemi hy këtij procesi, dhe të shohim nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës”.

I pyetur, nëse tashmë, një ditë para mbajtjes së seancës, janë vendos se cilat janë emrat e ministrave të kësaj qeverie, ai tha: “Sot mbas dite do të vendosim për emrat e ministrave”.

Megjithatë, Telegrafi ka mësuar nga një zyrtar i lartë i kësaj partie se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në emrat e ministrave të LDK-së në qeverinë e re.

Ky burim ka bërë të ditur se Hykmete Bajrami nga ministria e Arsimit do të kalojë në postin e zëvendëskryeministres, Vlora Dumoshi pritet të vazhdojë në MKRS, Agim Veliu do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Arban Abrashi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Armend Zemaj në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkaq, nuk dihet nëse ministri aktual Lumir Abdixhiku do të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, apo nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar. Po ashtu, Besian Mustafa pritet ta lë postin e ministrit të Bujqësisë dhe të merr atë të udhëheqësit të Dikasterit të Integrimeve Evropiane në kuadër të MPJ.

Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot do të mblidhet rreth orës 16:30, ku pritet të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga kjo parti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori