Pothuajse çdo fundjave, apo çdo herë kur moti është i mirë, i gjen në këtë vend.
Marrin pajisjet e nevojshme, bëjnë gjithçka gati dhe kalojnë për disa minuta në qiell.
E një fluturim i tillë, duke parë gjithë vendin poshtë miniaturë, është diçka shumë e veçantë. Të jep ndjesinë që je sipër në re.
Pikërisht para 7 viteve, personazhi jonë i sotëm, kishe parë disa njerëz duke fluturuar, duke bërë paraglide. Pasi që i kishte bërë shumë përshtypje, kishte filluar të hulumtojë rreth këtij sporti ekstrem, dhe ka vendosur të filloj të merret me të.
Në fillim i është dukur pak i vështirë, mirëpo me kalimin e kohës i është bërë pasion. Safet Sylaj, thotë që më këtë sport mund të merresh gjatë tërë vitit.
‘’Kjo është njëra ndër stazat më të bukura që kemi në territorin e Kosovës, e jo etëm në Kosovë po edhe njëra ndër stazat më të mira në Evropë. Si aktivitet e fluturimit me parashutë e kam filluar para 7 viteve. Fluturimi i parë ka qenë në kodrat e Goleshit edhe me mësuesit Fadil Gërguri dhe Gzim Statovc, tek të cilët I kam marr hapat e parë në këtë sport. Eksperiencën besoj që e kemi arrit, sepse kemi pas përvoja të mira. Sporti jonë ka aktivitet gjatë 12 muajve të vitit’’, tha Sylaj.
E jo të gjithë kanë guximin për një fluturim të tillë. Nazmi Gashi, tregon disa nga rastet interesantë që iu kanë ndodhë.
E secila velë ka të veçantat e saj, dhe peshën e saj. Po ashtu dallojnë edhe llojet e fluturimeve.
‘’ Më interesantja ka qenë këtu prej Greikocit, një djali i ri, entuziast, mirëpo ku u shkëputem në ajër, e vërejsha një dyshim tek ai, më kërkoi tha nëse du mu ndal a mundemi, dhe unë thash po more, sepse nuk besova që kërkon një gjë të tillë. Kur u ngritëm me një lartësi diku mbi 900 metra, tha ndalma, thash në rregull veç prit ta zgjedhim një terren më të përshtatshëm, sepse ishte e pamundshme me u ndal aty, filloj duke komunikuar me të edhe e kaloj frikën dhe fluturimi shkoj për mrekulli.’’, u shpreh Gashi.
Kjo pikë e fluturimit, që gjendet në fshatin Greikoc në Komunën e Suharekës, në 1000metra lartësi mbidetare, së shpejti do të jetë pikë ndërkombëtare e sporteve ajrore.
Kjo ishte edhe pika prej ku e provova për herë të parë fluturimin paragliding, që edhe pse nuk zgjati më shumë se 20 minuta, ishte një prej ndjenjave më të veçanta të jetës sime.
E për fluturimet paragliding, është edhe klubi, ku numëron disa anëtarë. Ata marrin pjesë në gara të shumta, si në vend ashtu dhe në shumë gara ndërkombëtare.
‘’ Jemi 5 pilot të licencuar, jemi aktivë dhe pjesëmarrës në gara si brena vendit ashtu edhe ndërkombëtare. Federata e Kosovës ka bashkëpunim të gjithë anshëm më Federatën e Shqipërisë, dhe kemi një kampionat të përbashkët vjetor. Disa gara varësisht prej kalendarit që caktohet gjatë vitit, mbahen në Kosovë e disa në Shqipëri. Në si Kosovë mundem me thanë që jemi të pranuar ndërkombëtarisht, dhe në renditjen botërore jemi në vendin e 13.’’
E të gjithë ata që duan të provojnë një adrenalinë të tillë, trajnerët janë gjithmonë aty dhe për ju. /RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës