Disa mënyra si t'i mbani flokët gërshet si yjet dhe të dukeni gjithë stil (Foto)

Gërsheti është një prej modeleve të flokëve që nuk ikën kurrë nga moda. Mjafton të dini ta bëni e të gjeni modelin që ju shkon dhe do të dukeni gjithë stil pa shumë përpjekje
Gërshetat nuk kërkojnë shumë kohë dhe janë një prej modeleve të flokëve më praktikë për t`u mbajtur në përditshmëri.
Tani që vjen stina e verës gërsheti do t`ju shpëtojë jetën jo vetëm gjatë ditës, por edhe në plazh. Frymëzohuni nga VIP-at dhe modelet e mëposhtme për të gjetur atë që ju përshtatet.
Shay Mitchell
Njëra anë e kaluar pas veshit i shton pamjes një prekje të sofistikuar.
Laura Harrier
Gërsheta të vegjël që duan shumë durim dhe kujdes.
Selena Gomez
Gërshet stil punk, sipas mënyrës së Selena-s.
Camila Cabello
Dy gërsheta ‘french’ dhe balluke!
Ariana Grande
Nëse ju pëlqejnë gërshetat, po nuk ju shkojnë, ky model i Ariana Grande-s do t`ju ndihmojë të dukeni bukur pa hequr dorë nga gërshetat, sado të vegjël janë.
Herizen Guardiola
Për një stil më ‘boho’ mund t`i lini fundet e gërshetave të lirë.
Lilly Singh
Ky model me dy gërsheta kurrizpeshk është perfekti për në plazh për të mos u shqetësuar nëse flokët ju lagen.
Beyonce
Ka nevojë për koment?
Ciara
Një gërshet bishtpeshk i rrëmujshëm – gjithçka që ju duhet këtë verë.
Chrissy Teigen
Gërshet-kurorë!
/Telegrafi/































































