LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje do të  mbesin pa ujë në Prishtinë  

Disa lagje do të  mbesin pa ujë në Prishtinë  

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes “Dardania”, ”Qendra e qytetit të Prishtinës”,  “Pejton” dhe banesat e  “Arabëve” në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 21:00-06:00 do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike nga ana e ekipeve të “Termokos-it” në rrjetin e tyre, derisa ata duhet me doemos të zhvendosin edhe një gyp të ujësjellësit.

Të gjitha punimet do të kryhen nga ekipet e Termokosit gjatë orëve të mbrëmjes. /Telegrafi/