Flokët e thata dhe të rralla nuk janë vetëm problem estetik, por mund të jenë edhe simptomë e mungesës së përbërësve të domosdoshëm ushqyes. Kuptohet se kujdesi adekuat është i nevojshëm, por është shumë me rëndësi që të ushqeni flokët tuaja nga brenda.
Prandaj, ne ju prezantojmë ushqimet përmes së cilave flokët do të duken të plota dhe do të shkëlqejnë.
Karota
Perimet e pasura me vitaminë A nuk janë të shëndetshme vetëm për sytë. Karota është e dobishme edhe për flokë të shëndosha, të forta dhe që shkëlqejnë. Kështu që, nëse dëshironi flokë të shëndosha, është koha që të konsumoni ushqim të pasur me proteina, pemë dhe perime, drithëra integrale, fasule, peshk dhe produkte qumështore joyndyrore.
Kumbulla të thata
Nëse flokët u bien, atëherë organizmi juaj ka nevojë për hekur. Në ushqimin tuaj të përditshëm, përfshini kumbullat e thata, të cilat dukshëm do ta përmirësojnë kualitetin e flokëve. Ekspertët rekomandojnë edhe konsumimin e perimeve të gjelbra dhe panxharit, transmeton Telegrafi.
Tërshëra
Është e pasur me fibra ushqyes që i shërbejnë shëndetit të zemrës dhe zorrëve, ndërsa tërshëra përmban përqendrim të lartë edhe të nutricientëve esencialë, si zinku, hekuri dhe acidet omega-6-yndyrore, të cilët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe rritjen e flokëve.
Bizelja
Përmban sasi të baraspeshuar të vitaminave dhe mineraleve, si hekur, zink, dhe vitamina të grupit B, të cilat janë të domosdoshme për flokë të shëndosha.
Maskat natyrore për lëkurë të dëmtuar
Ju nevojitet vaj i bajames, ullirit, ricinit dhe trëndafilit. Përzieni nga dhjetë lugë të vajit të bajames, ullirit dhe ricinit, dhe një lugë vaj trëndafili. Këtë përzierje vendoseni në flokë para gjumit, mos i lani, por lëreni që të veprojë gjatë natës. Në mëngjes flokët lajini me shampon neutral.
Për forcimin e rrënjëve
Flokët mund t’i forconi me këtë maskë: e verdhë e vesë, gjysmë luge e vogël rum dhe dy lugë vaj ullirit, përzieni dhe vendosni në flokë. Lëreni të veprojë gjatë natës, ndërsa në mëngjes flokët lajini me kamomil.
Për flokë të çelëta
Keni flokë të çelëta, shkëlqimin do ta ktheni nëse në shampon shtoni vaj eterik të rozmarinës ose nëse i lani me çaj të rozmarinës. (Vajin eterik gjithmonë përdoreni në sasi maksimale deri në 24 pika në një decilitër të përbërjes tjetër).
Për flokë të errëta
Flokët e errëta kërkojnë trajtim tjetër. Atyre do t’ua ktheni shkëlqimin me anë të maskës së përgatitur nga dy të bardha të vesë dhe një filxhan kafe të zezë. Përzierjen vendosni dhe shpërndajeni në gjitha gjatësinë e flokëve. Lëreni të veprojë dhjetë minuta, deri në gjysmë ore. Pas kësaj, lajini flokët me shampon.
Kundër rënies
Në shamponin tuaj shtoni disa pika vaji eterik të livandës ose jaseminit, në këtë mënyrë do ta forconi rrënjën e flokëve dhe do të zvogëloni rënien e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës