Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të gypit furnizues nga kontraktori i Komunës, “Beni Company”.

Sipas njoftimit të KRU Prishtina, defekti u identifikua vetëm paraditen e sotme dhe punëtorët po vazhdojnë me sanimin e tij.


Pas rikthimit të furnizimit, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare deri në njoftimin e radhës.

“Kompania është duke punuar për të rregulluar defektin dhe furnizimi do të normalizohet sapo të rikthehet energjia dhe të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina u bën thirrje banorëve për mirëkuptim dhe kujdes gjatë përdorimit të ujit pas rikthimit të furnizimit. /Telegrafi/