LAJMI I FUNDIT:

Diplomon Luani, djali i Shkëlzen Haradinajt

Diplomon Luani, djali i Shkëlzen Haradinajt

Në mesin e kadetëve të diplomuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ceremoni kjo e mbajtur sot ishte edhe Luan Haradinaj, djali i vëllait të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të cilin familja u ndje shumë krenar.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin nëna e tij Suzana si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ceremonia e sotme ishte e denjë për një ushtri pjesëmarrëse në NATO.

Ai i uroi gjeneratën e diplomuar të kadetëve dhe tha se janë jashtëzakonisht të gëzuar për këtë arritje.


“Gjithçka që ishte sot i takon një ushtrie moderne, tamam një ushtrie të NATO-s e gjithë ceremonia. Gjeneratës 2020 shumë urime. Kuptohet sot jemi edhe si familjarë së bashku me Suzanën, sepse diplomoi Luani. Jemi jashtëzakonisht të gëzuar”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, tashmë kadeti i diplomuar i FSK-së, Luan Haradinaj tha se tash është me detyra të reja, dhe plot emocion u shpreh se është krenar.

“Shumë i emocionuar, shumë krenar. Tash jemi në detyra të reja”, tha Luan Haradinaj pas diplomimit.

Gjatë ditës së sotme, diplomuan 15 kadetë të FSK-së, ndër të cilët ishte edhe një e re nga Republika e Shqipërisë, Lirëza Dollomaja e cila mori çmimin për kadet të dalluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori