Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se përgjatë këtyre viteve ka pasur rritje të numrit të komunitetit egjipitan në Policinë e Kosovës.
Krasniqi ka shkruar se nga 7 polic në vitin 2021 në 23 policë në vitin 2025 nga komuniteti egjiptian, transmeton Telegrafi.
“Në vitin 2021 ishin vetëm 7 pjesëtarë nga komuniteti egjiptian në Policinë e Kosovës, përderisa sot me rastin e diplomimit të gjeneratës së 61-të, janë plotë 23 pjesëtarë nga komuniteti egjiptian në Policinë e Kosovës, të gjithë këta për të shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim në policinë tonë. Ky numër duhet dhe do të rritet ngase asnjëherë nuk ka munguar vullneti i lartë nga komuniteti egjiptian për ti shërbyer Republikës”, ka pohuar ai.
Ndryshe, sot nën intonimin e himnit shtetërorë u bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 61.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë, apo 462 djem e vajza në mbrojtje të vendit tonë.
Ajo gjatë ceremonisë tha se me diplomimin e gjeneratës së 61-të po fuqizohet edhe më shumë Policia e Kosovës.
“Janë 56 vajza e gra në këtë grup, por na duhen dhe më shumë. Policia jonë është me ne në çdo ditë, në çdo festë, edhe kur ne pushojmë. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre është i pashoq… ata çdo ditë mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Republikës së Kosovës. I përkulemi heroizmit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i përkulemi edhe heroizmit të Enver Zymberit dhe aty që ranë në detyrë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë Osmani.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 61 të kadetëve të Policisë së Kosovës ka thënë se ka shumë mënyrë për t’i shërbyer vendit, por nuk rigë më të rrugë më të drejtpërdrejtë se të veshësh uniformën policore dhe tu përgjigjesh thirrjes së qytetarëve.
“Që nga fillimi i detyrës sime si kryeministër jam munduar të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e policëve. Dhe zotimi ynë në këtë mandat për 2000 policë të rinj, janë diplomuar gjithsej 2 mijë e 76 policë të rinj. I ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që janë të gatshme t’i bashkohen policisë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e saj”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet