Diplomati grek premton ndihmë për Kosovën deri në UNESCO (Video)

Sipas ambasadorit tashmë të pensionuar, më e rëndësishmja është se Qeveria e Kosovës ka përsëritur edhe përkushtimin për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit, sidomos pjesën që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore e fetare.
Ish ambasadori grek në Kosovë, që tani është edhe i dërguar i Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, beson shumë se qeveria e Prishtinës, do ta mbajë fjalën.
Ai ka treguar se për këtë çështje ka shkruar rekomandime për Qeverinë e Kosovës, substanca e të cilave është pjesë e letrës që institucionet kosovare u kanë dërguar shteteve anëtare të UNESCO-s.
Diplomati grek, ka premtuar ndihmën e tij për Kosovën deri në anëtarësimin e saj në këtë organizatë.
Nga
Telegrafi
22/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































