Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po i vazhdon punimet e Konferencës së Katërt të Ambasadorëve. Panelistë të shumë kanë diskutuar sot për njohjet diplomatike: mësimet e nxjerra dhe pritjet, diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja, rolin e diplomacisë parlamentare në promovimin e vendit dhe diplomacinë e qyteteve: intensifikimi i kontributit.
Sa i përket njohjeve diplomatike zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj ka theksuar shtrirja globale e shteteve që e kanë njohur dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës, pavarësisht faktorëve të ndryshëm interferues, ka pësuar rritje që nuk guxon të nënvlerësohet.
“Sot, në adresën e shtetit të Kosovës kanë ardhur 113 njohje nga 183 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke i parë të gjitha mundësitë e saja, Republika e Kosovës ka një shtrirje jo të vogël të diplomacisë së saj, ku këtu mund të përmendim 25 misionet diplomatike, 27 konsullata dhe disa seksione konsullore të cilat i mbulojnë edhe 24 shtete tjera jo-rezidente”, ka thënë zëvendësministri Demaj, transmeton Telegrafi.
Për faktorizimin e shtetit të Kosovës ka folur edhe ish presidenti Fatmir Sejdiu. Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të diplomacisë kosovare me qëllim të mposhtjes së propagandës serbe karshi politikës së jashtme të Kosovës.
Njohja e diplomatike e Kosovës është vlerësuar proces me sfida edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. Ai ka thënë se sa më shumë njohje që të kemi presioni do të jetë më i madh tek vendet që e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Nga ana tjetër ish ambasadori i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulous është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur ende, duke e përfshirë edhe Greqinë, do të ishte një e mirë e përgjithshme.
Për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën ka folur edhe Milan Nic, Drejtor i Programit për Evropë, Instituti Globsec për Politika në Sllovaki. Ai ka theksuar se mosnjohja e Kosovës nga këto pesë shtete është çështje e brendshme e politikës së shteteve përkatës. Por ka shtuar se pavarësisht kësaj Kosova përmes krijimit të raporteve të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme si kulturë, medie sociale, shoqëri civile mund të avancojë në raportet ndërmjet shteteve.
Në panelin e radhës është diskutuar për diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja. Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka theksuar se qëllimi ynë është si ta vendosim Kosovën në një pozicion më të avancuar, më të njohur në glob dhe më të respektuar.
Për rolin e diplomacisë në promovimin e vendit pikëpamjet e tij i ka paraqitur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Duke folur për rolin e diplomacisë parlamentare në promovimin e vendit, Veseli ka theksuar se nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke e konsoliduar, zgjeruar dhe profesionalizuar diplomacinë e saj. Por ka thënë se “duhet të punojmë edhe me më shumë përkushtim që vendi ynë të marrë vendin e merituar në bashkësinë e shteteve të lira dhe sovrane”.
Për këtë çështje kanë diskutuar edhe ish ministra dhe deputetë nga vendi,Republika e Shqipërisë dhe Kroacia. Punimet e konferencës për ditën e sotme janë mbyllur me diskutimet e kryetarëve të komunave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ku është folur për intensifikimin e kontributit të qyteteve në marrëdhëniet me jashtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë