Këngëtarja e re, Diona Fona, është në përgatitje të projektit të saj më të ri muzikor.

"Feeling" titullohet kënga e saj më e re, e cila do të jetë ritmike e zhanrit RnB.


Si për çdo këngë tjetër të saj, edhe për këtë projekt është kujdesur producenti muzikor, Big Bang Beats.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, nga prapaskenat e klipit.

Në video, Diona shfaqet mjaft tërheqëse në disa skena, ku realizon një performancë në ujë.

Diona është një prej artisteve të reja më të pëlqyera të estradës, dhe projektet e saj të deritanishme janë pëlqyer shumë.

Përndryshe, "Veç fjalë" mbetet kënga e saj e fundit e cila është pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/