David Joyner është 54 vjeçari që luajti dinosaurin vjollcë gjatë viteve 1991 dhe 2001, në shfaqjen e fëmijëve "Barney dhe shokët".

Sot, Joyner është një mësues feje tantrike që premton të bashkojë mendjen, trupin dhe shpirtin e klientëve të tij përmes masazhit dhe seksit tantrik, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


foto1 4

Ai këmbëngul se është i zoti në atë çka e bën,  dhe se ka përdorur trajnimin e tij tantrik për të mbijetuar ngrohjen prej 120 shkallëve brenda kostumit të tij 'T-Rex'

"Energjia që solla gjatë kohës sa isha në kostumin e Barneyt, bazohet në themelet e tantrës, që është dashuria. Gjithçka rrjedh, rritet dhe evoluon nga dashuria", tha ai.

foto2 4 e1516830115859

Barney dhe ekipi i tij ishin shumë të tronditur nga zgjedhja e tij e re e karrierës.

Dhe praktikuesit e tjerë tantrikë dhe terapistët seksualë i dënuan praktikat e tij 'të dyshimta', pasi një ekspert e tha: "Edhe yjet pornografikë përdorin prezervativë!".

Ndryshe çmimi për një seancë te David Joyner është 350 dollarë. /Telegrafi/

GettyImages 51189162