Edhe Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shumë sharmante dhe elegante me ndjenjën e mrekullueshme për stil dhe sjellje të mira

Aftësia e tyre që të duken madhështore në të gjitha fotografitë është me siguri njëra ndër karakteristikat e pabesueshme të tyre, transmeton Telegrafi.


Kemi mësuar që kjo nuk është magji e cila i bën të përsosura, por disa truqe të mençura!

Dukja natyrale

Pa marrë parasysh çfarë bëjnë këto dama, pa marrë parasysh a janë në takim zyrtar apo kalojnë kohën me familjet e tyre, grimi i tyre është gjithmonë minimal dhe natyral.

1 208

Tonet e qarta, buzëkuqi neutral për buzë dhe ndonjë shkëlqyes u ndihmojnë dukeshave të duken natyrshëm, por sërish fascinante.

2 98

Shmangin kontaktin

Kate Middleton zakonisht nuk shikon direkt në kamerë. Në shumicën e fotografive shikon anash. Kështu, të gjitha fotografitë e saj duken të mrekullueshme, posaçërisht nëse është fotografuar duke qenë në lëvizje.

3 78

Kanë qëndrim të mirë

Shpina e drejtë dhe e relaksuar dhe mjekra paralel me dyshemenë janë truqe të vogla, por karakteristika jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat femrave u japin dukje elegante.

4 66

Vërtet është e komplikuar të kesh qëndrim të mirë derisa bartni këpucë me taka të larta, mirëpo Kate dhe Meghan shkëlqyeshëm përballen me këtë sfidë – këmbët dhe kërdhokullat të kthyera përpara dhe torzo vertikale.

5 55

Supet në drejtim të kamerës

Nëse i drejtoni supet dhe i ktheni saktësisht ndaj kamerës, do të theksoni belin dhe do t’i bëni të duken këmbët tuaja më të gjata dhe më të holla.

6 43

Ngjyrat dhe materialet e veshjeve janë të rëndësishme

Sipas rregullës, dukeshat nuk kombinojnë shumë ngjyra të ndryshme. Mirëpo, as Kate, as Meghan nuk frikësohen që t’i kombinojnë ngjyrat e shndritshme me ato klasike.

7 34

Ato gjithashtu theksojnë belin duke bartur kollanë apo shirita.

8 28

Shpesh buzëqeshin

Pa dyshim, të dy dukeshat kanë buzëqeshje magjike.

9 27

Vështirë është të gjesh fotografi në të cilën dukeshat nuk duken bukur dhe miqësore, edhe pse paparacët i ndjekin në çdo hap.

10 23

/Telegrafi/