Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, ndërsa ndër vite e ka përcjellë mbiemri Maldini këtë klub.
I pari që veshi fanellën kuqezi ishte Cesare Maldini, i cili veshi fanellën e Milanit për nëntë vite, duke bërë 347 paraqitje me këtë klub.
Ai fitoi katër tituj kampioni dhe një Kupë të Evropës që tani njihet si Liga e Kampionëve.
Pas tij erdhi Paolo Maldini, apo rekordmeni kuqezi, pasi mbrojtësi ka zhvilluar 647 ndeshje me këtë klub.
Edhe sukseset e Paolos ishin të mëdha, pasi ai fitoi shtatë tituj kampioni në Itali dhe pesë në Evropë.
I fundit i dinastisë është i riu 19 vjeçar, Daniele Maldini, që ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani te Milani.
Prezenca e djeshme e Danielit te Milani, ishte ndeshja numër 1000 e dinastisë Maldini me këtë klub. /Telegrafi/