Zv. ministri Dime Spasov ka ngritur padi penale ndaj disa personave, që sipas tij, janë shkaktarë të aksidentit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa mediume shpekuluan se bëhet fjalë për disa qytetarë të Maqedonisë të përkatësisë etnike shqiptare. Pasi që i kanë dëgjuar emrat në televizion, personat janë paraqitur vullnetarisht në polici për të dhënë dëshminë e tyre.


Ata kanë deklaruar se nuk e kanë ndjekur dikë, e as që e kanë parë Dime Spasovin, kur me veturën e tij ''Touareg'' ka goditur disa vetura. Ata nuk kanë folur me gazetarët, por 24Vesti bën të ditur se kanë qenë mjaft të shqetësuar.

Përndryshe, njëri nga të përmendurit është Daut Dinarica, i cili është gjetur edhe në listën e faljes të kryetarit Gjorge Ivanov./Telegrafi/