Tre muajt e fundit kanë qenë temperaturat më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë në Francë, sipas të dhënave të publikuara të premten.

Météo France, agjencia e motit të vendit, tha se periudha e 1 dhjetorit - 29 shkurtit kishte qenë më e nxehta që nga viti 1900, transmeton Telegrafi.


Temperaturat në Francë ishin 2.7 ℃ mbi mesataren e 1981-2010, me mot ekstremisht të butë.

"Temperatura ishte, mesatarisht, 2°C mbi normale në dhjetor dhe janar dhe më shumë se 3°C në shkurt", tha Météo France.

Kjo hartë nga Meteo France që tregon shkallën në të cilën temperaturat e këtij dimri kanë tejkaluar mesataren e viteve 1981-2010.

cmsv2 058b8b35 76c2 55af a546 f9567dceb64d 4535950

Ajo vjen pasi shkencëtarët amerikanë renditën tre tendencat kryesore të klimës deri më tani këtë dimër:

Temperaturat shumë të ngrohta që janë parë në rajone të ndryshmeShkrirja e akullnajave më shumë se normaljaMungesa e reshjeve të borës. /Telegrafi/