LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Pejoviq: Nevojitet angazhim i përbashkët në rrugën drejt BE-së

Dimitrov-Pejoviq: Nevojitet angazhim i përbashkët në rrugën drejt BE-së

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot u takua me ministrin për çështje evropiane të Malit të Zi, Alesandar Pejoviq në suaza të Konferencës rajonale “Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, e cila këto ditë mbahet në Ministrinë e punëve të jashtme të Maqedonisë.

“Fokusi i bisedave ishte i vendosur mbi perspektivën evropiane të dy shteteve dhe nevojën për angazhim të përbashkët në rrugën drejt BE-së. Bashkëbiseduesit u pajtuan se rajoni meriton perspektivë të qartë dhe të kapshme evropiane dhe shprehën gatishmëri për të përshpejtuar proceset e reformave dhe përkrahje të dyanshme për këto sfida”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Nga MPJ thonë se qasja pozitive gjatë shkëmbimit të përvojave, si dhe orientimi reformator do të kontribuojë në dinamizmin më të lartë të proceseve integruese./Telegrafi/