LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Ivanov nuk mund ta mbroj Kushtetutën duke shkelur atë

Dimitrov: Ivanov nuk mund ta mbroj Kushtetutën duke shkelur atë

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në debatin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë në leximin e tretë të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, tha se kryetari Gjorge Ivanov është i detyruar të nënshkruajë dekretin këtë herë, nëse ai dëshiron apo jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kryetari është përgjegjës për shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij. Argumentet e Ivanov për të mos e nënshkruar dekretin për herën e parë, treguan se ato ishin të pasakta.

Ai tha se dispozitat kushtetuese janë të qarta, gjë që e detyron kryetarin të nënshkruajë dekretin pasi Kuvendi ta miratojë atë në leximin e tretë. Në argumentin e Ivanovit se marrëveshjet e tilla nënshkruhen vetëm nga Kryetari i shtetit, Dimitrov theksoi se nuk është kështu dhe se nga 897 marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura mes Maqedonisë dhe vendeve të tjera, vetëm 5 marrëveshje u nënshkruan nga Kryetari i Republikës.


Argumenti, se marrëveshja e nënshtron Maqedoninë ndajë Greqisë, për këtë Dimitrov tha se, është përpjekje për përhapjen e frikës kur, siç tha ai, ne kemi nevojë për guxim, përgjegjësi dhe logjikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori