LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski, Zaevit: Si mund të parashikoshë vendimet e Këshillit Qendror

Dimitrievski, Zaevit: Si mund të parashikoshë vendimet e Këshillit Qendror

Deklarata e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë do të përjashtohet Maksim Dimitrievski, kryetar aktual i Kumanovës, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit i cili publikisht pyet Zaevin se si mund të dijë paraprakisht për vendimet e Këshillit të Përgjithshëm. Dimitrievski madje deklaroi se formalisht akoma është anëtar i LSDM-së.

“Qëndrimi i sotëm i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohem nga partia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Qendror, dëshmon se qëndrimi i djeshëm i sekretarit Nikollovski, se jam vet-përjashtuar nuk është i vërtet dhe konfirmon qëndrimin tim se formalisht jam akoma anëtar i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk merren me manipulime”, deklaroi Dimitrievski, duke shtruar pyetje publike se si mund që Zaev të parashikoj vendimet e Këshillit të Përgjithshëm.

“Pyes se si mundet që udhëheqësia e LSDM-së mund të parashikoj vendimet e Këshillit Qendror, para se ato të sillen. Vallë për kësilloj demokracie brendapartiake luftuam? Unë nuk do të lejoj që në veprimin tim shoqëror demokracia të jetë vetëm formale, por ashtu do të praktikohet edhe në realitet. Sido që të vendosin organet partiake, unë sipas bindjes isha, jam dhe do të jem socialdemokrat dhe konfirmoj se vendimi për përjashtimi eventual është frytë dhe dëshirë e individëve të udhëheqësisë të LSDM-së. Ndryshe si do ta shpjegonim faktin që qindra anëtarë dhe aktivist të LSDM-së e mbështetën kandidaturën time. Vallë edhe ata do t’i përjashtojnë. Në një çështje pajtohem me Zaevin. Kumanovarët e din çka është më e mira për ta, dhe jam i sigurt se me 17 tetor atë do ta thonë qartë duke mbështetur iniciativën qytetare “Për Kumanovën tonë”, për zbatimin e demokracisë reale në praktikë”, theksoi Dimitrievski.