Ka dështuar të mbahet seanca ku pritej diskutimi për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Seanca nuk u mbajtë pasi në sallë ishin vetëm 40 deputetë.

Por, pasi u njoftua për shtyrjen e seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha shfrytëzoi këtë moment për ta bërë një ironizim me deputetin i cili kishte thirrur seancën, atë të AAK-së, Besnik Tahiri, transmeton Telegrafi.


Derisa Tahiri ishte duke u përgatitur për të folur për media, Basha i afrohet duke i thënë "A i ke rënë pishman që ke thirrur seancën, kallxo drejt", thotë ai duke buzëqeshur.

436406336 3282311552075349 7157817035931567886 n 1

Pas kësaj, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri kërkon nga ai që ta largohet ngadalë.

"Nuk ka pasur deputetë për diskutime dhe për ballafaqim për një qeveri që është kampione e dështimeve. Nuk ka se si t'i del përpara qytetarëve", pohoi ai.

Tahiri gjithashtu tha se debati duhet të ndodhë dhe se Kurti nuk mund të ikë nga një ballafaqim me opozitën./Telegrafi/