LAJMI I FUNDIT:

Dikur Ajnishahe Halimi e shante PDK-në, tash e lavdëron (Video)

Dikur Ajnishahe Halimi e shante PDK-në, tash e lavdëron (Video)

Ish-anëtarët e Vetëvendosjes, të cilët të pakënaqur me zhvillimet në partinë e tyre, kishin formuar grupin Fraksion +, janë bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Më këtë rast, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe Ajnishahe Halimi, kanë thënë se ky është një bashkim i konceptit të përbashkët politik të së ardhmes.

Halimi, e cila braktisi Vetëvendosjen për mungesë të hapësirës, ka thënë se e ka gjetur këtë hapësirë në Partinë Demokratike të Kosovës.


E PDK-në, që dikur e quante parti që mban pushtetin me dhunë, tash e vlerëson si parti shtetformuese.
Bashkimin me PDK-në e quan natyral, derisa është e bindur se do ta luftojë të keqen.

E partia të cilën Ajnishahe Halimi e shfrytëzoi për të kritikuar PDK-në, ka reaguar pas shkrirjes së “Fraksionit+” në Partinë Demokratike të Kosovës.

https://vimeo.com/166062632