Kanë ardhur kohëra të vështira. Të rinjtë nuk po lexojnë aq sa më parë…
Këtë mund ta provojë çdo mësues në vend, por edhe çdo i ri që e sheh realitetin rreth vetes. Nuk ka më të rinj të lexojnë. Të gjithë i sheh pubeve, lokaleve, rrugëve të qytetit me celularë në duar. Vetëm ato, bibliotekat, janë bosh. Libraritë janë bosh. Nuk ka njerëz në to që të lexojnë. Nuk ka njerëz të dashuruar pas aromës së librave.
Bie në sy vazhdimisht mbushja me studentë e bibliotekave gjatë periudhave të sezonit. Më pas, çdo gjë i kthehet rutinës së përditshme. Gjatë muajve kur nuk ka sezon, vendet në biblioteka zihen nga të moshuar që ende lexojnë me pasion.
Ku po shkojmë? Drejt rrënimit, sepse një shoqëri nuk ecën përpara me individë që nuk lexojnë. Një shoqëri nuk ecën përpara me mungesë kulture. Të rinjtë e sotëm konsiderohen humbje për shoqërinë, në kuptimin që nuk do t’i shërbejnë asaj në mënyrën e duhur. Që një vend të ecë përpara, duhet të ketë kontributin e të gjithëve, e mbi të gjitha të atyre që mund ta çojnë përpara këtë shoqëri me dijet e tyre.
Nëse pyet një person të moshës së dytë që e ka neglizhuar shkollën në kohën e vetë dhe tashmë bën një punë të thjeshtë, lidhur me atë çfarë do të ndryshonte në të shkuarën e tij, me siguri që do të përmendte edhe rëndësinë e arsimimit. Më kanë ndodhur shumë raste të tilla dhe tashmë jam i bindur se të gjithë pendohen që i kanë lënë librat pas dore, vetëm kur i vuajnë pasojat e kësaj neglizhence. Sepse kjo gjë funksionon si çdo gjë tjetër. Nëse e lë pas dore për shumë kohë, edhe ajo “të lë pas dore”.
Nuk janë budallenj ata të paktët që lexojnë. Ata duan të bëjnë ndryshimin dhe me vullnetin që tregojnë duke lexuar pa u shkëputur nga librat, kanë për t’ia dalë mbanë në jetë. Ata kanë kuptuar se ndryshimi vjen nga vetja dhe se vetëm me dije dhe kulturë, mund të ecësh përpara në jetë.
Bëje edhe ti këtë gjë. Merre një libër dhe lexoje. Gjeje një roman dhe shfletoje. Nëse ulesh disa orë në ditë për të lexuar, do të ndihesh shumë më mirë së të rrish po ato orë përpara celularit tënd. Libri nuk të streson. Libri nuk të dëmton. Libri është pasuri. Dija është pasuri.
Nëse ti je një nga ata të paktët që lexojnë dhe e shijojnë kohën e leximit, mos ngurro të nxisësh edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Huazoji atyre ndonjë libër. Ndihmoji ata të ndryshojnë. Ndihmoji të bëhen më të zgjuar dhe më të kulturuar, sepse personat që i do shumë, duhet t’i ndihmosh të rriten njësoj me ty, jo t’i braktisësh kur ata kanë nevojë për ndihmën tënde. Ndihmoji të jenë më të kulturuar. Ndihmoji të kuptojnë se në jetë mund të humbin gjithçka, përveç dijes së fituar nga librat… /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Në Turqi restaurohet kisha 1800-vjeçare

Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës