Site icon Telegrafi

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami – çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Lionel Messi tronditi publikun e futbollit me vendimin e tij për t’u transferuar në skuadrën e Inter Miami që garon në ligën amerikane MLS.

Këto ditë u përfol shumë për rikthimin e tij të mundshëm në Barcelonë, por edhe largimin e tij në Al-Hilal.

Megjithatë, argjentinasi legjendar vendosi të provojë aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi i tij i ri Inter Miami aktualisht zë pozitën e fundit në renditjen e ligës MLS. Pas 16 ndeshjesh kanë grumbulluan vetëm 15 pikë, gjë që i mban të gozhduar në fund të Konferencës Lindore.

Siç tha edhe vetë Messi sonte, kanë mbetur vetëm disa detaje për të rënë dakord me klubin nga Florida, pas së cilës duhet të nënshkruhet kontrata.

Kapiteni duhet të debutojë për Inter Miami më 21 korrik kur kjo skuadër do të presë ekipi meksikan Cruz Azul.

Lexo po ashtu Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Ajo që është interesante është fakti se çmimet e biletave u rritën me shpejtësi për këtë ndeshje pas njoftimit për ardhjen e Messit në SHBA.

Para konfirmimit, ato arrinin në 29 dollarë dhe vlera aktuale e tyre është rreth 467 dollarë amerikanë. Efekti i Lionel Messit, mund të thuhet.

 

Inter Miam nuk ka lojtarë të njohur, pasi më i njohuri aktualisht është DeAndre Yedlin, që ka luajtur për Tottenham, Newcastle dhe Sunderland në Angli.

Përveç futbollistëve amerikanë, është edhe bashkatdhetari i Messit, Negri, dhe për klubin performojnë edhe dy brazilianë, Mota dhe Gregore, si dhe persona relativisht anonimë nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Irlanda, Hondurasi. /Telegrafi/

Exit mobile version